Një deklaratë interesante ka ardhur nga ana e portierit të Polonisë, Shezni, pas ndeshjes së djeshme me Argjentinën. Këta të fundit fituan 0-2, por Lionel Mesi humbi një penallti.
Shumë e dyshimtë ishte akordimi i saj aq sa Shezni ka vendosur bast me yllin argjentinas.
“Ne folëm para penalltisë dhe i thashë se do të vendosim bast 100 euro që nuk do të ketë penallti, kështu që e humba bastin kundër Messit. Nuk e di nëse lejohet në Kupën e Botës. Ndoshta do të dënohem për këtë. Tani nuk më intereson.
As nuk do ta paguaj, nuk i intereson 100 euro, mendoj se ka mjaftueshëm ”, tha portieri polak për TV2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/