Gazetari nga Polonia e befason trajnerin e Serbisë në konferencë, duhej të ndërhynte zyrtari për t’i ndërprerë fjalën: A janë një turp i madh tifozët tuaj?

Në ditën e sotme ka dalë në konferencën për shtyp edhe trajneri i Serbisë përpara takimit me Zvicrën. Stojkovic iu prish humori kur mbërriti një pyetje nga një gazetar polak. Ashtu si edhe në rastin e mëparshëm, do të ndërhynte zyrtari i zëdhënësit për mediat në Federatën e Futbollit të Serbisë.

“Pyetja ime lidhet me faktin se tifozët serbë mbështesin hapur Rusinë. Ne e dimë se Rusia po merr jetë të pafajshme në Ukrainë. A jeni dakort se ky është një turp i madh dhe cili është mendimi juaj?”, tha gazetari polak.

Në moment erdhi ndërhyrja e zëdhënësit për mediat në Serbi, Milan Vukovic. “Kërkojmë falje, por trajneri dhe futbollisti nuk do i përgjigjen kësaj pyetje. Nëse keni një pyetje për ndeshjen e nesërme, kjo është në rregull”, tha Vukovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online