“Më bënë të ndihem si djal shkodre”, Renato Malota largohet nga Vllaznia: Nuk iu braktisa kurrë!

Vllaznia do të ketë një fytyrë tërësisht të re në sezonin e ardhshëm, ku tifozët shpresojnë për një pamje më të bukur. Jo vetëm në aspektin e ndërrimit të drejtuesëve, por edhe të lëvizjeve që po vijnë nga futbollistët.

Këtë herë e kishte radhën për t’u larguar Renato Malota, që ikën nga ekipi shkodran pas dy sezonesh e gjysmë me fanellën kuqeblu. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Malota shkruan se e ka mbyllur marrëveshjen me Vllazninë, teksa kujton edhe momentet e errëta teksa luanin në Kategorinë e Parë.

“Përshëndetje të gjithëve! Nga sot nuk do jem më pjesë e Vllaznisë. Ndihem mirë që në momentet më të vështira nuk e braktisa kurrë këtë skuadër, edhe pse ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë. Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë Shkodër, për respektin që më ka dhënë, gjithashtu edhe administratorin Lici, që ka qenë korrekt dhe transparent me ne, lojtarët.

Në fund dua të bëj një falënderim për tifozët shkodranë, që më kanë bërë të ndihem si të isha djalë shkodre. Këtu mbyllet aventura ime me Vllazninë dhe gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrën time”, shkruan Malota. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online