“Mbyllni veshët nga tifozët”! Mediat në Qipro këshillojnë lojtarët e AEL: Pa u trembur, jeni më të mirë se Vllaznia

Vllaznia do të përballet kundër AEL Limasol në takimin e kthimit që është i vlefshëm për turin e dytë në “Conference League”. Shkodranët humbën në shifrat 1-0 në ndeshjen e parë të tranfertës, por nisur nga përmbysja e madhe me Siroki Brijeg ka shumë optimizëm te shkodranët për përsëritjen e suksesit. Ndërkohë te kampi kundërshtar i tremben më së shumti tifozerisë së Vllaznisë nisur nga pamjet që kanë qarkulluar në media. Pikërisht ajo mbështetje e zjarrtë që u ofrua për lojtarët duke ndihmuar në përmbysjen ndaj Sirokit.

Për këtë arsye tifozët e AEL i kanë dhënë zemër ekipit në stërvitje, ndërsa të njëjtin drejtim po ndjekin edhe mediat. “AEL, sidoqoftë, duhet të mbyllë veshët ndaj tifozerisë së kundërshtarëve dhe të hyjë në fushë me “thikën në dhëmbë” dhe besimin në aftësitë e saj për të luajtur ndeshjen e saj, pa u trembur nga atmosfera “e nxehtë” që do të krijojnë tifozët e Vllaznisë, as pasioni që lojtarët e saj do të sjellin në fushë.

AEL dëshmoi në ndeshjen e parë që është një ekip më i mirë se Vllaznia, por ndeshja e parë i dha të drejtën kundërshtarit për të shpresuar në mënyrë të arsyeshme për kualifikim, pas një ndeshje që ishte për 3-0 bazuar në mundëi. Dusan Kerkez po përgatit intensivisht ekipin e tij jo vetëm për nga rivaliteti në fushë, në mënyrë që të korrigjojë disa gjëra që nuk i pëlqyen në ndeshjen e parë, por edhe psikologjikisht për “betejën” në Shqipëri, në mënyrë që të mos ndikohen nga tifozët në stadium”, shkruhet në një artikull të medias qipriote. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *