Rikthehet besimi te kapiteni/ Mourinho do tjetërsojë Dzekon, sulmuesi boshnjak tregon vlerat me dopietë

Marrëdhënia mes Edin Dezko-s dhe Romës ka qenë e ndërlikuar vitet e fundit. Sulmuesi boshnjak është përfolur në çdo merkato se do të largohej nga kryeqyteti për t’ju bashkuar gjigantëve të Serie A. Kujtojmë se kalimi i tij te Juventusi u konsiderua një çështje e mbyllur, por në fund prishen të gjitha planet teksa bardhezinjtë afrojnë në skuadër Moratan.

Që nga ai moment roli i tij në radhët e verdhekuqve nuk ka qenë më i njëjtë, duke humbur shiritin e kapitenit dhe duke mos qenë më pika e referimit të skuadrës. Por me ardhjen e Mourinho-s në stolin e Romës gjërat kanë ndryshuar dhe besimi është rikthyer të boshnjaku.

Ky i fundit ka treguar vlerat e tij edhe në miqësoren e fundit kundër Debrecenit. I futur në fushë në pjesën e dytë të takimit, Dzeko tund rrjetën 2 herë, duke vulosur shifrat përfundimtare në 5-2. Në media është përfolur se projekti i trajnerit portugez do të rrotullohet rreth futbollistit të Kombëtares së Bosnjes, me “special one” që ka plan ta tjetërsojë lojtarin sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online