Xhevahiri i ri i Serie A është për rekord, shënon 7 gola në vetëm 45 minuta lojë

Dushan Vlahoviç cilësohet si një nga të rinjtë më të talentuar në futboll. Xhevahiri i Serie Aështë në pronësinë e Fiorentinës, por vetë 21-vjeçari është lakuar për të kaluar në emra të mëdhenj të futbollit italian. Një prej tyre është Juventusi, që e ndjek lojtarin prej kohësh.

Arsyeja? Nuhatja dhe marrëdhënia e tij me golin është mjaft e fortë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat për rekord të regjistruara në miqësoren e zhvilluar nga Fiorentina. Violët kanë fituar me shifrat 11-0 kundër Foljin, ndërsa 7 prej mbajnë firmën e Vlahoviç. Plot 7 gola në vetëm 45 minuta lojë tregojnë qartë aftësitë e këtij lojtari./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online