Mbyllet pjesa e parë! Egnatia po fiton kundër Kukësit, vendos goli i shpejtë i Zejnullait (VIDEO)

Pas pushimit për shkakun e Kombëtares, Superiorja është rikthyer. Ndeshja e parë e kësaj jave është ajo mes Egnatias dhe Kukësit. Pjesa e parë ka përfunduar vetëm pak minuta më parë, atje ku ekipi i Tetovës po fiton me shifrat 1-0.

Goli i vetëm i takimit ka ardhur në minutën e 6. Pas një aksioni perfekt, Zejnullai arriti që të mposht portierin e Kukësit, duke sjellë golin e avantazhit. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i verilindorëve në pjesën e dytë, pasi kjo skuadër vjen nga disa rezultate pozitive radhazi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Zejnullai goal
byu/Albaniafootball insoccer