VIDEO/ Momenti që të gjithë po e kërkonit për ta parë përsëritje, kur Armando Broja dërgoi mbrojtësin e Celta Vigo “në djall” me një lëvizje

Pavarësisht problemeve të Fulham dhe faktit se nuk po luan në Angli, pavarësisht dëmtimit të rëndë që kaloi, Broja tregoi ndaj Suedisë se është ende sulmuesi që bën diferencën te Shqipëria.

Ky lojtar i dha një mbrëmje të errët mbrojtësit të Celta Vigo, Carl Starfelt, i cili ishte “vik.tima” e lëvizjeve të Brojës. Edhe në momentin e shumëdiskutuar për penallti ishte po ky lojtar që u kalua nga Armando.

Megjithatë momenti që të gjithë keni kërkuar për ta parë në përsëritje, ishte vetëm një lëvizje e Brojës në mesfushë që e dërgoi Starfelt tërëisht jashtë loje, me këtë të fundit që u gënjye nga lojtari shqiptar. /Sport Ekspres/