LIVE/ Supeeer goooool! Anis Mehmeti realizon një kryevepër kundër Leicester, shqiptari trondit ekipin që është afër Premier League

Anis Mehmeti ka realizuar një super gol në ndeshjen e sotme. Bristol City është duke u përballur me Leicester, ndërsa rezultati është 1-0. Në minutën e 73 të takimit, Mehmeti ka bërë të mundur një gol nga distanca që ishte kryevepër.

E pamundur për portierin kundërshtar që të reagonte, me topin që u ndal në cepin e rrjetës. Ndërkohë Leicester mban vendin e parë në renditjen e Championship, së bashku me Leeds, duke qenë ekip favorit për t’u ngjitur në Premier League. /Sport Ekspres/

 

Anis Mehmeti goal
byu/Albaniafootball insoccer