Mbyllet ndeshja në Loro Boriçi! Vllaznia-Partizani i humbet hijeshia e dikurshme, fituesi i Shkodrës gjendet në…”Kukës Arena”

Një tjetër barazim në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ashtu si edhe në dy takimet e Kupës, nuk ka fitues në një përballje të tillë. Këtë herë në “Loro Boriçi” kemi parë një ndeshje me pak raste të krijuara. Pavarësisht se të dy ekipet kërkonin me ngulm fitoren për të kapur vendin e tretë, kujdesi për të mos pësuar prodhoi një ndeshje me pak mundësi.

Skuka gjeti rrjetën në minutën e 8 të takimit duke dëshmuar më së miri vlerat e tij. Sulmuesi arriti të kalonte Zogovic dhe nga një kënd i pamundur në dukje, teksa gjendej në cepin e vijës anësore, i dha goditjen e duhur topit për të shkuar në rrjetë.

Por fatmirësisht për Vllazninë, ndërhynë gjyqtarët dhe VAR duke anuluar golin pasi Skuka ishte nisur nga pozicioni jashtë loje. Mundësia më e mirë e ndeshjes erdhi në fundin e së parës teksa pas goditjes së Rrapajt, ishte Murataj që në brendësi të zonës gjeti këndin ku Zogovic ishte i dorëzuar, por atje gjendej Bulatovic që bëri ndërhyrjen me vlerën e një goli të shënuar.

Në fund, të dyja ekipet humbasin jo vetëm në objektivin e tyre për të kapur vendin e tretë, por edhe në gjithë panoramën e takimit ku duhet të themi se Vllaznia-Partizanit i ka humbur hijeshia dhe shkëlqimi i dikurshëm. /Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Hoxhaj, Latifi, Aralica

Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Mala, Stenio Jr, Skuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online