Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës do të shtyhej dhe nisi jashtë orarit të përcaktuar. Kjo pasi Korça po përjeton acarin e madh dhe njëkohësisht kishin ngrirë sistemi i ujit dhe kishte probleme me dushet në stadium. Por takimi rifilloi në orën 14:20, atje ku 90 minutëshi i Kupës së Shqipërisë do të vendosej nga ana e Rubin Hebajt.
Sulmuesi po tregon klasin e tij pas rikthimit te Teuta duke e zgjidhur ndeshjen në minutën e 60 me një goditje nga distanca që përfundoi në cepin e rrjetës. Kështu durrsakët hedhin një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës. /Sport Ekspres/