Uli rrogën edhe për Rei Manajn, por jo për Lionel Mesin! “Pleshti argjentinas” ndihet i tradhtuar nga Pique, “hakmerret” me injorim

Lionel Mesi do të largohej nga Barcelona duke shkaktuar jehonën më të madhe të merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas nuk u regjistrua dot te katalanasit për shkakun e planit buxhetor që nuk ishte në nivelin e duhur. Për këtë arsye iu kërkua edhe Pique të ulte rrogën për të shmangur sadopak largimin e Mesit, por mbrojtësi nuk pranoi. Ndërkohë menjëherë pas kalimit të tij te Barcelona, Pique pranoi që të ulte rrogën për të regjistruar disa lojtarë te katalanasit, atëherë ku do të përfitonte edhe Rei Manaj që po grumbullohet me ekipin e parë.

Pak ditë më parë Messi ishte në Barcelonë dhe u pa duke darkuar së bashku me miqtë e vjetër Jordi Alb dhe Sergio Busquets. Në darkë nuk ishte Pique, gjë që shumë e interpretuan si hakmarrje të Messit ndaj ish-bashkëlojtarit të tij dhe se marrëdhënia e tyre u prish përfundimisht. Alba dhe Busquets ranë dakord me kohë për një ulje page për të ndihmuar Barcelonën të mbajë Messin. Pique bëri të njëjtën gjë, por vetëm pasi argjentinasi u largua nga Nou Camp. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online