Fundi i historisë Muriqi po vjen! Pak interesime pas dështimit me Lacion, është shumë pranë kalimit në La Liga

Pas refuzimit të ofertës së skuadrës franceze, Saint Ettiene, Vedat Muriqi duket se më në fund do të largohet nga Lazio. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka pranuar një ofertë nga Mallorca e Spanjës dhe pritet të fluturojë në gadishullin iberik ditën e sotme për të kryer testet mjekësore.

Gazeta spanjolle “Diario de Mallorca” deklaron se Muriqi do të transferohet në skuadrën e re në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për 26 vjeçarin, të rikthehet në gjendjen që ishte tek Fenerbahçe, ku dhe cilësohej një nga sulmuesit më të mirë të Superligës së Turqisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online