Mbyllet edicioni i parë i ligës që bëri bashkë Kosovën me Shqipërinë, Golden Eagle Ylli ngre lart trofeun

Është mbyllur ditën e sotme edicioni i parë i ligës që bëri bashkë Kosovën dhe Shqipërinë. Liga Unike ka njohur sot fituesin, që u vendos në finalen e luajtur mes Pejës dhe Golden Eagle Ylli. Ishin pikërisht këta të fundit ata që ngritën lart trofeun në Durrës.

Golden Eagle Ylli triumfoi në sekondat e fundit të duelit, të cilin e fitoi me rezultatin 79-82. Më i miri i kësaj finaleje u zgjodh Erjon Kastrati, që dha një kontribut të madh në fitimin e këtij trofeu me 21 pikët e shënuara në këtë finale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *