Antonelo Preiti largohet edhe zyrtarisht nga Partizani. Drejtori Sportiv i të kuqve ishte faktikisht i larguar prej kohësh, ndërkohë që Sport Ekspres e ka raportuar disa muaj më parë që Moxhi dhe Preiti e kishin mbyllur me Partizanin.
Sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i Partizanit, që njofton se marrëveshja me italianin është ndërprerë me mirëkuptim.
Një sezon i zi për Partizanin dhe per Moxhin e Preitin, që nisën një projekt të ri e ambicioz verën e shkuar, por zgjedhjet ishin totalisht të gabuara, duke nisur nga trajneri Mark Juliano e deri te përforcimet e dështuara ardhur nga Italia.
Prej janarit ndryshoi tërësisht strategjia e klubit, Preiti ishte mënjanuar tërësisht dhe tani largohet.