Vetëm 71 minuta, por të pakën titullar. Taulant Xhaka kthehet të luajë nga minuta e parë me Bazelin në sfidën e kampionatit ndaj Grasshoper, e fituar me rezultatin 3-2 pas një ndeshje emocionuese dhe dramatike. Mesfusori i Shqipërisë, që ka pasur edhe një situatë aspak të lumtur këto kohë dhe madje duhet të sqarohet edhe me Kristian Panuçin, trajnerin e Shqipërisë, zbriti në fushë për 71 minuta, duke i lënë më pas vendin Shmidit. Ishte Van Vonsvinkel ai që zgjidhi ndeshjen me dopietë.
https://www.youtube.com/watch?v=3iEPqu65Clg