Lëviz Milani, ofertë zyrtare “El Tigres”!

Shtypi francez lëshon bombën! Milani ka lëvizur konkretisht për të arritur te Radamel Falkao. Sipas asaj që zbulon prestigjozja “France Football”, kuqezinjtë, në kërkim të një pyke, kanë menduar për bomberin e Monakos. Klubi milanez ka vendosur në pjatë plot 30 mln euro. Kjo ofertë e parë është refuzuar nga monegaskët, që nuk duan të heqin dorë nga ylli I tyre që, për momentin, s’është në shitje.

Falkao, që është transferuar te Monako në vitin 2013 ka kaluar sezone të vështira mes Francës dhe Anglisë, ku ka veshur fanellat e Mançester Junajtidit dhe Çelsit përpara se të rilindë, gjithmonë në Principatë. 31-vjeçari kolumbian shënoi sezonin e shkuar 30 gola, që shërbyen edhe për të ecur në Champions dhe shpallur kampion.

Aktualisht, Falkao është nën kontratë dhe i skadon më 2020 dhe Milani, pas kësaj oferte të parë, mund të rikthehet të trokasë, por këtë herë me më shumë dhe duke pasur mik Zhorzh Mendesh, çdo gjë është e mundur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online