Mbrojtja kuqezi ka filluar të “çimentohet“, askush nuk ka bërë më mirë se ta në Europë

Pas 5 javëve të para në Seria A, Milani ka grumbulluar 13 pikë, me një golavarazh 10-2 në favor të kuqezinjve. Vetëm skuadra e vendit të parë, Napoli, ka pësuar të njëjtin numër golash. Mbrojtja e “djallit” shihet si një nga pikat më të forta, ku dyshja Kjaer-Tomori ka marë formë.

Media italiane “Gazetta Dello Sport” ka bërë një artikull të veçantë për mbrojtjen kuqezi, ku deklaron se ajo ka filluar të “çimentohet”. Prapavija kuqezi, nëse merren 10 ndeshjet e fundit, së bashku me të sezonit të shkuar në muajin maj, në 8 raste e ka mbajtur portën e paprekur dhe vetëm në 2 ka pësuar! Askush nuk ka bërë më mirë në top 5 ligat europiane!/Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online