VIDEO/ Lojtarët rivalë e kishin rrethuar! Sokol Cikalleshi shënon 2 gola dhe një kryevepër në Arabinë Saudite, barazon edhe Kristiano Ronaldon

Sokol Cikalleshi po arrin që të gjejë formën e tij më të mirë në Arabinë Saudite. Pavarësisht një nisje jo të mirë, sulmuesi shqiptar është kthyer jetik për Al Khaleej. Në ditën e sotme arriti të shënonte dy gola ndaj Damac në këtë pjesë të parë.

Në minutën e 32, tërësisht i vetëm dhe me lojtarët kundërshtarë që e rrethonin, Cikalleshi ka shënuar në mënyrë fantastike nga distanca. Gjithashtu Cikalleshi realizoi nga penalltia në minutën e 45 të ndeshjes. Ky ishte goli i pestë për Cikalleshin në këtë sezon, që barazon edhe Cristiano Ronaldo që mban të njëjtën numër golash. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online