Mbrojtësi shqiptar pranë kontratës së karrierës, i bashkohet Monza-s së Berlusconi-t

Italia është kthyer në strehën e preferuar të mbrojtësave shqiptarë. Një tjetër talent që po kërkon të bëjë hapin e madh në futbollin italian është edhe Aron Gjergji. “Gazeta Si” bën me dije se 17-vjeçari i është bashkuar klubit të Silvio Berlusconi-t, Monza-s.

Menaxheri Altin Selmanaj i ka siguruar mundësinë lojtarit lezhjan që të provojë veten në radhët e bardhekuqve. Gjergji ka kryer një paraqitje mjaft pozitive me klubin italian dhe është pranë sigurimit të një kontrate profesioniste me ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *