Mbretëresha që i’a del edhe në mes rrënojave! Kupa e Teutës ishte më shumë sesa 100-vite, Martini solli buzëqeshje!

Nga Klaudio Ndreca

Shumëkush e ka cilësuar thjeshtë fitimin e Kupës nga ana e Teutës si një dhuratë të bukur që klubi i ka bërë tifozëve për 100-vjetor. Por në fakt ishte shumë më tepër sesa keq. Askujt nuk i janë fshirë imazhet e tmerrshme të 26 nëntorit 2019, që mori edhe shumë jetë njerëzish. Kur toka nuk u tregua aspak dashamirëse për të bërë një lojë pabesie teksa të gjithë ndodheshin në gjumë pasi dalëngadalë do të afronte edhe zbardhja e mëngjesit. Durrësi ishte vendi që u godit më tepër nga tronditja më e madhe që ishte përjetuar ndër vite në Shqipëri.

Duke kapur fëmijët mes frikës, ankthit dhe panikut edhe futbollistët kanë nxituar që të dalin nga banesat e tyre me jetën që ishte në rrezik. Kjo situatë vazhdoi me ditë të tëra duke ndikuar keqazi edhe në psikologjinë e tyre. Madje paniku i madh ka mbërritur deri aty aqsa lojtari i Kukësit, Tome Kitanovski, të largohej nga Shqipëria dhe të mos kthehej më, pasi ndodhej me hijen e dridhjes së frikshme të tokës. E çfarë mund të thuhej në Durrës?

Të huajt e larguar për pak kohë duke lënë pas krahëve rrënojat, do të riktheheshin sërish sepse ishin të detyruar të flisnin për futbollin, ku herë pas here i shoqëronte edhe ndonjë lëkundje më e vogël në fushën stërvitore teksa kishin lënë familjarët të vetëm në banesa. E teksa situata sapo kishte fituar dalëngadalë normalitetin, vjen edhe shpërthimi i pandemisë, me burgun shtëpiak që e rëndon edhe njëherë tjetër psikologjinë e një qyteti që e kishte ende të freskët goditjen e parë që mori duke ndierë dhimbjet e natës së mallkuar në 26 nëntor.

E sërish në Durrës duhet të flitej për futboll. Ashtu edhe ndodhi, teksa “Mbretëresha Teutë” u ul në fronin e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Edi Martini dukshëm ka tjetërsuar skuadrën me dorën e tij që ndihet tek futbollistët për ta kthyer në një makineri fituese. Të lësh mbrapa shpine të gjitha këto vuajtje dhe peripeci për të mbërritur te trofeu, padyshim që nëse kjo Kupë do të cilësohej vetëm për 100-vjetorin e klubit nuk do të ishte e drejtë dhe e udhës.

Kjo është Kupa për 26 nëntorin, kjo është Kupa për të treguar se e mira e mbizotëron të keqen dhe se gëzimi e mbizotëron dëshpërimin. Kjo është Kupa që i sjellë buzëqeshjen një qyteti që ende nuk i janë tharë lotit e vajit nga familjarët e humbur. Kjo është Kupa që bën të harrohen ato imazhet e frikshme mes dritave të fikuara dhe vrapimit me fëmijët në duar, për t’i shpëtuar më të keqes. Po padyshim, shumë më tepër sesa thjeshtë 100-vite, Teuta i’a doli, Mbreshtëresha në fronin e Kupës… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online