Mbrëmja është e rezervuar përpara ekranit, 7 ekipe shqiptare nisin rrugëtimin në Kupat e Europës

Për të gjithë ata që nuk kanë mundur të rezervojnë një biletë për të qenë në stadium, mbrëmja e sotme do të jetë e rezervuar përpara ekranit. Plot 7 klube shqiptare nisin sot rrugëtimin në turet kualifikuese të Ligës së Konferencës. E para që do të zbresi në fushë është Egnatia. Rrogozhinasit debutojnë për herë të parë në histori në një kompeticion të UEFA-s.

Egnatia do të luajë takimin e parë në transfertë, ku në orën 17:00 do të përballen me Araratin e Armenisë. Dy orë më pas në fushë do të zbresë edhe Dukagjini i Kosovës, i cili do të sfidojë Europën e Gjibraltarit. Në po të njëjtij orar luan edhe Shkupi, të cilin goglat e shortit i kanë vënë përballë lituanezët e Hegelmanit. Ndërkohë në 19:30, Gjilani sfidon në transfertë ekipin nga Luksemburgu, Niderkornin.

Në orën 20:00 do të nisin rrugëtimin e tyre dy klube të tjera shqiptare. Tirana pret në “Air Albania” gjergjianëtve Dinamo Batumit, ndërsa Shkëndija pret në Tetovë uellsianët e Haverforduestit. Mbrëmjen për ekipet shqiptare e mbyll Vllaznia, e cila ndeshet në transfertë me Linfildin, duke nisur nga ora 20:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ndeshjet e klubeve shqiptare në turin e parë të Ligës së Konferencës:

17:00 Ararat-Armenia – Egnatia

19:00 Dukagjini – Europa FC

19:00 Hegelman – Shkupi

19:30 Niderkorn – Gjilani

20:00 Tirana – Dinamo Batumi

20:00 Shkëndija – Haverforduest

20:45 Linfild – Vllaznia

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *