Mbledhja e FSHF-së, presidentët nuk e vënë “ujin në zjarr”

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit u organizua një mbledhje ku ishin të ftuar të gjitha klubet që të merrnin pjesë me synimin për të diskutuar mbi problematikat që mund të kishin gjatë sezonit të ri. Nga 10 skuadrat e Superiores, vetëm 9 përfaqësues ishin në tryezën e rrumbullakët, nëse mund ta konsiderojmë kështu.

Me përjashtim të Flamurtarit të gjitha skuadrat e tjera kishin nisur nga një përfaqësues. Ajo që binte në sy ishte fakti se nuk kishte asnjë president nga e skuadrave të Superiores. I vetmi që ishte në ambientet e FSHF-së ishte numri një i skuadrës së Laçit, Pashk Laska, por dhe ky i fundit nuk ishte prezent në mbledhje, pasi kishte angazhime të tjera.

Një “injorim” nëse mund ta quajmë kështu nga ana e klubeve, që nuk e kishin vlerësuar sa duhet këtë mbledhje. Presidentët e kishin parë më të udhës që të sillnin dikë tjetër nga klubi për të diskutuar mbi çështjet që duhet thënë kanë vërtetë rëndësi, pasi ky edicion do të sjellë shumë risi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *