Glishiç në Superiore? Mbrojtësi maqedonas flet troç

Darko Glishiç është një nga shumë emrat e lakuar në merkaton e kësaj vere në Shqipëri. Mbrojtësi i majtë, 26-vjeçar, është lidhur me klube si Kukësi, Partizani dhe Flamurtari. Gjithsesi ai ka sqaruar për “Sport Ekspres” se deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete në drejtim të tij nga klubet e lartpërmendura.

“Vetëm spekulime me emrin tim. Nuk kam pasur asgjë konkrete nga Shqipëria  deri në këto momente”, thotë Glishiç, i cili pas katër viteve është larguar nga Vardari dhe është lojtar i lirë për momentin. Sezonin e shkuar ai është aktivizuar në 13 ndeshje në kampionat dhe ky është “rekordi” i tij me skuadrën kryeqytetase të Maqedonisë.

Në të shkuarën Glishiç është aktivizuar edhe me Dinamo Tbilis në Gjeorgji, si dhe me Olimpik Sarajevo në Bosnje. Në Maqedoni ka mbrojtur ngjyrat  e Skopje, Napredok dhe Teteks. Mbrojtësi ka luajtur me Maqedoninë U21, si dhe është grumbulluar me kombëtaren e madhe, por pa mundur të aktivizohet.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online