Mbipopullim, Partizani federon Haxhon me ekipin B

“Demat” kanë dorëzuar listën përfundimtare të lojtarëve në FSHF. I sakrifikuari është portieri. Organika është e tejmbushur, asnjë lojtarë nga të rinjtë

Skuadra e Partizanit ka dorëzuar edhe listën përfundimtare të federimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ekipi i kuq nuk ka asnjë surprizë, pasi ka arritur të federojë të gjithë lojtarët, pavarësisht organikës së tejmbushur në ekip. Stafi administrativ i “demave” ka pasur vështirësi vetëm me një emër, pasi aktualisht me skuadrën e parë po stërviten 26 lojtarë, ndërsa pranohen vetëm 25 emra nga FSHF-ja. Lista përfundimtare ka qenë një lodhje në vete, pasi është diskutuar shumë herë për lojtarët që do të federohen. Trajneri Mark Juliano ka qenë ai që ka marrë edhe vendimmarrjen duke i komunikuar stafit të tij edhe vendimin.

LISTA – Diskutimet kanë qenë të shumta, por në fund është gjendur edhe zgjidhja më optimale. Stafi teknik ka menduar të sakrifikojë një nga portierët, pa prekur kontingjentin e futbollistëve. Në kushte të tilla, skuadra e kuqe nuk ka federuar asnjë lojtarë nga Akademia, por edhe portierin e afruar në merkaton e verës Eglant Haxho. Ky i fundit do të federohet me ekipin B dhe do të vazhdojë të jetë kontingjent i ekipit të parë. Ai nuk do të ketë mundësi të luajë me ekipin e parë deri në momentin që të nisë kampionati i Partizanit B, pra Kategoria e Dytë.

“Sport Ekspres” sjell listën e plotë të federimeve të të kuqve.

Lista e Partizanit

Portierë: Alban Hoxha, Dashamir Xhika.

Mbrojtës: Arbnor Fejzullahi, Labinot Ibrahimi, Sodiq Atanda, Renaldo Kalari, Gëzim Krasniqi, Renato Malota, Blerim Kotobelli, Andrea Selvaxhio.

Mesfushorë: Idriz Batha, Emiljano Vila, Lorenc Trashi, Jurgen Bardhi, Xhovani La Kamera, Kristjan Adorjan, Romeo Shahinasi, Alban Sulejmani, Erik Herrera, Gerhard Progni, Realdo Fili,

Sulmues: Edgar Çani, Xhevahir Sukaj, Milan Basrak, Mustafa Xhixhiua

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *