Diego Kosta drejt Atletikos, spanjollët, delegacion në Londër

 

Ëndrra e Diego Kostës për rikthimin e tij te Atletiko e Madridit mund të bëhet shpejt realitet. Mediat britanike kanë raportuar se klubi spanjoll ka dërguar emisarë të tij në Londër për të diskutuar me Çelsin për t’i dhënë zgjidhje përufndimtare çështjes më të nxehtë te kampionët e Anglisë. Gazeta britanike “Express” ka bërë me dije se përfaqësues të Atletikos kanë mbërritur në kryeqytetin britanik për të takuar drejtorin e përgjithshëm të Çelsit, Marina Granovskaia në përpjekje për ta bindur atë të lejojë rikthimin e spanjollit te Atletiko. Klubi spanjoll nuk mund të blejë asnjë lojtar deri në janar për shkak të dënimit të dhënë nga FIFA, por ata duan të mbyllin gjithçka që tani për të qenë të qetë me çeljen e merkatos së dimrit. Sipas gazetës britanike në fjalë Atletiko është e gatshme të paguajë deri në 35 milionë euro për Diego Kostën, shumë me të cilën e shiti sulmuesin në vitin 2014 te Çelsi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online