Mbijetesa kalon nga sulmi! Humbja me Vllazninë solli sinjale ndryshimi, Dinamo nuk di të shënojë

Dinamo gjendet në vështirësi të madhe në këto javë të fundit. Nga objektivat sa vijnë e zvogëlohen për blutë, të cilët nga titulli kampion që synonin në fillim të kampionatit përfundojnë në lu.ftën për mbijetesë. “Nëndetëses” i duhet një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të siguruar qendrimin në “Abissnet Superiore” edhe për një tjetër sezon.

Por mbijetesa kalon nga sulmi. Repart ky, ku skuadra çalon më tepër. Vetëm 13 gola në 23 ndeshje janë dëshmia e pastër se ky Dinamo nuk di të shënojë. Megjithatë humbja me Vllazninë solli disa sinjale ndryshimi, teksa pas 5 takimeve rresht pa tundur rrjetën, blutë e kryeqytetit arritën të festonin më në fund një gol të shënuar prej tyre. Ndoshta tashmë ka ardhur momenti për pikën e kthesës në kampionat./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online