Në Krujë, edhe pse u mundën nga Partizani një javë më parë dhe ndajnë vendin e fundit me Kamzën, nuk dorëzohen për qëndrimin në Superiore. Kastrioti shpreson që në fund të sezonit ta realizojë objektivin dhe në fakt nuk do të jetë një mision i lehtë.
Besimi është i madh në kampin krutan, ku kanë nisur edhe të filozofojnë: “Erës nuk ia ndryshojmë dot drejtimin, por të rregullojmë velat në mënyrë që të shkojmë drejt destinacionit të dëshiruar…”. Sfida e nesërme me Kamzën është një finale dhe drejtuesit pritet edhe të shpërblejnë futbollistët në rast fitoreje.
Prej ditës së djeshme Kastrioti është grumbulluar, duke treguar edhe vlerësimin maksimal për këtë ndeshje të radhës në kampionat. Në dy takimet e para të dyja skuadrat kanë provuar nga një herë shijen e fitores.