Mbetet “special one”/ E larguan nga stoli i Totenhemit, Murinjo fillon punë si gazetar në tabloidin e njohur britanik

Hoze Murinjo është padyshim një nga personazhet më mediatikë që bota e futbollit ka njohur. Suksesi ka qenë bashkëshoqëruesi i tij i pandashëm përgjatë karrierës së mbushur me trofe, ndërsa leksione ka ditur të japë edhe në media me deklaratat e tij. Të gjitha këto e kanë bërë të quhet “the special one”.

Trajneri portugez u shkarkua pak ditë më parë nga klubi i Totenehemit, por statusi i të papunit nuk bën për të. Kështu Murinjon do e shohim përsëri përgjatë verës, por këtë herë jo në krye të pankinës. Nga një punë e humbur, tashmë 2 të tjera janë në dorën e tij.

58-vjeçari do të punojë si gazetar për tabloidin “The Sun” përgjatë Kampionatit Europian që do të mbahet këtë verë. Gjithashtu gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni do të analizojë ndeshjet për “TalkSport”. Ndërkohë dera për një kontratë me një klub të ri mbetet e hapur për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online