Mbaron “Odiseja”, largohet Gilmore

Një tjetër largim në radhët e Kukësit. Ditën e djeshme nuk ka dalë në stërvitje nigeriani Samuel Gilmore duke u larguar përfundimisht nga kampionët e Shqipërisë. “Udhëtimi” i 21-vjeçarit me Kukësin ka nisur që në qershor, por i ka ardhur fundi më shpejt seç pritej. Afrimi i tij me verilindorët ishte një dëshirë e ish-trajnerit Ernest Gjoka. Ai e dëshironte futbollistin për ndeshjet e Champions League, por dokumentacioni nuk iu bë në kohë. Më tej, shtatshkurtri nuk firmosi kontratë me klubin duke u lënë vetëm në stërvitje. Në fund të verës, Gilmore u largua nga verilindorët ku u provua te Vllaznia. Ai nuk bindi as skuadrën shkodrane. Kukësi e riktheu brenda ditës, sapo largoi izraelitin Nasar Siraj. Pas largimit të mesfushorit me tipare të avancuara u afrua Gilmore. Megjithatë, shansi i keq nuk mbaron këtu. Nigeriani nuk u federua nga klubi kampion i Shqipërisë.
21-vjeçari vijoi të stërvitej nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç dhe pritej që të federohej në janar. Diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi drejtuesit verilindor i kanë komunikuar atij se është jashtë planeve. Gilmore luajti në miqësoren kundër Korabit ku nuk bindi stafin teknik dhe është marrë edhe vendimi përfundimtar për ta larguar nga skuadra.
21-vjeçari ishte një lojtar premtues, pasi kishte luajtur në kampionatin izraelitas të futbollit me ekipin e Hapoel Akre dhe Hapoel Petah Tikva. Shkëputja nga futbolli i këtij vendi i ka bërë keq atij, pasi që nga moment karriera e tij ka shkuar për poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online