Mbappe i kërkon PSG një sulmues në stilin Benzema për të pasur më shumë liri, gjigandët francez duan sulmuesin e Serbisë

PSG është tashmë një nga skuadrat më të mira në Europë, por kjo nuk i pakëson ambiciet e kampionit të pasur të Francës. Pak ditë më parë, Kylian Mbappe u ankua se ka një rol tjetër në kombëtaren franceze nga ajo te PSG, më saktë ka shumë më tepër liri.

Superylli francez u ankua se PSG kishte nevojë për një sulmues qendror për t’i dhënë Mbappes hapësirë shtesë, siç bëjnë Karim Benzema ose Olivier Giroud. Menjëherë pas kësaj, edhe trajneri Cristophe Galtier pranoi diçka të ngjashme, ndaj vendosi të kërkonte një sulmues të klasit botëror. Tuttosport shkruan se zgjedhja ra mbi Dushan Vlahoviç.

Vlahoviç është i fokusuar te Juventusi, por meqenëse është në një krizë të lehtë, parisienët do të trokasin në derën e klubit torinez dhe do të kërkojnë sulmuesin e Serbisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online