Pas Nejmarit, tjetër supergoditje. Aktori është po ai, PSG… Skuadra pariziene, e pangopur me merkaton e deritanishme, arrin të sigurojë, sipas L’Equipe, edhe sulmuesin më premtues të panoramës ndërkombëtare, Mbapenë e Monakos, që sot ka qëndruar në pankinë dhe nuk ka luajtur ndaj Marsejës. Një sinjal i qartë nga Principata se tashmë lojtari do të largohet. Por, si do të bëhet me fair play financiar? E thjeshtë, do të paguhen në disa këste dhe me bonuse, ndërsa operacioni në total do të jetë 190 milionë euro. Lojtari pritet që nesër të udhëtojë drejt Parisit. Ndërkohë, Monako siguron Stefan Jovetiçin nga Interi. Lojtari ka preferuar Francën në vend të Portugalisë.