Mbape, i vë dy kushte të çmendura Realit

0

 

Francezi kërkon të jetë titullar dhe të jetë lojtari i dyytë më i paguar pas Ronaldos. Parisi nga ana tjetër i ofron dyfishin e Madridit

David de Gea, Benzema, Hames Rodrigez? Gjithçka është e harruar në Madrid. E gjithë vëmendja e presidentit Florentino Perez të çon te një emër i vetëm, Kilian Mbape. Numri një i Realit të Madridit po i investon të gjitha energjitë e tij për të bindur yllin francez të Monakos të transferohet në “Bernabeu” për të qenë nën urdhrat e Zinedin Zidanit. Telefonatat e Zinedin Zidanit dhe udhëtimi i presidentit të Realit Florentino Perez kanë një qëllim të vetëm, të bindin yllin 18-vjeçar t’i thotë po kampionëve të Evropës dhe Spanjës. Mediat spanjolle nënvizojnë se bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë të avancuar dhe po shkojnë shumë mirë.

Mes Realit dhe Monakos nuk pritet të ketë probleme. Por duket se problemi i vëertetë për Realin është vetë sulmuesi 18-vjeçar me kërkesat e tij që kanë vënë në vështirësi dhe një klub si Reali. Lojtari është i bindur n aftësitë e tij dhe i vetëdijshëm për ofertat që kanë vërshuar lumë, ndaj kërkon të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur. Por nga ana tjetër ai nuk i bindur ende plotësisht për të lënë Monakon dhe vijuar karrierën e tij në një klub si Reali. Mediat spanjolle, më saktë “Don Balon” ka bërë me dije se Mbape i ka vendosur dy kushte shumë të forta Realit për të firmosur për kampionët e Spanjës. Lojtari, nëpërmjet përfaqësuesve të tij ia ka komunikuar këto kushte Realit.

Kërkesat e Mbapesë – Mbape është i vetëdijshëm për vlerën e tij në merkato që sa vjen e rritet. Në lojë është futur dhe gjiganti sportiv i prodhimit të veshjeve sportive, “Adidas”, që synon t’i japë një dorë Realit, duke i ofruar një kontratë marramendëse Kilian Mbapesë. Francezi pretendon të kthehet në reklamën më të fuqishme të Realit dhe shpreson që klubi t’i qëndrojë në krah. Por, ai e di fare mirë se bosi në Madrid është dikush tjetër, Kristiano Ronaldo dhe francezi nuk ka ndër mend të futet në një garë me portugezin që ngjan e humbur pa nisur ende mirë. Thënë këto Mbape i ka vënë dy kushte të padiskutueshme Realit për të firmosur me këtë ekip. Ai kërkon të jetë titullar i padiskutueshëm dhe të jetë lojtari i dytë më i paguar në “Bernabeu” pas Kristiano Ronaldos.

Në Paris i ofrojnë dyfishin – Fakti që Mbape i ka vënë këto kushte delikate Realit lidhet dhe me ofertën që ai ka marrë orët e fundit në Paris. Mediat franceze kanë bërë me dije se PSG-së është treguar e gatshme t’i paguajë dyfishin e rrogës që i ofron Reali, që do të thotë se Naser Al Kelaifi është gati t’i paguajë 12 milionë euro në sezon yllit 18-vjeçar. Tani pritet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës për Mbape.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.