Çmendet Çelsi, 70 mln euro për Aleks Sandron!

Sipas “The Sun”, blutë e Kontes janë gati të përmbushin ofertën e Juventusit, duke shokuar tifozët bardhezinj. Tani bardhezinjtë duhet të vendosin

Sulmi numër 2. Çelsi tashmë duket se është dashuruar me Aleks Sandron. Dhe duket se arrihet të imagjinohet, Antonio Konte, në telefon me administratorin e klubit duke bërë llogaritë për të bindur Juventusin që të lërë të ikë mbrojtësin e majtë. Imagjinatë, skena në mendjet kreative të të sëmurëve të merkatos, sinjale që nuk kanë gjetur ende asnjë provë konkrete deri tani. Asnjë provë konkrete, nëse jo në tablloidët anglezë. Dhe ka qenë pikërisht gjiganti “The Sun” ai që duket se tashmë ka nxjerrë në “shesh” të vërtetat e bluve londinezë, të cilët duket se po bëjnë gati tentativën e fundit  për të siguruar shërbimet e Aleks Sandros. “Çelsi rrit ofertën, 70 mln euro Juventusit për t’i rrëmbyer Aleks Sandron dhe t’ia dhurojë atë Kontes. Lojtarit, – sipas “The Sun”, – do t’i shkojnë 5 mln euro e gjysëm neto në sezon, për një periudhë 5-vjeçare. Sigurish që, nga Torino ka ardhur e njëjta përgjigje. “Nuk kemi ende asnjë ofertë zyrtare”.Por shko e thuaju këtë anglezëve.

OFERTA – Edhe pse nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare, duket se tashmë Çelsi e ka marrë seriozisht blerjen e Aleks Sandros. Kështu, edhe pse oferta e parë ka qenë e një shifre 50 mln euro, çka nuk i ka pëlqyer Juventusit që e ka refuzuar, duket se tashmë Konte ka vendosur të kënaqë kërkesën e Juventusit, duke futur 70 mln euro në këtë tratativë. Juventusi pranon të ulet në tavolinë vetëm përballë një oferte prej 65 mln euro për Aleks Sandron. Sipas burimeve të “The Sun”, Çelsi madje duket se i ka ofruar 5,5 mln euro në sezon brazilianit për një periudhë pesëvjeçare. Madje, edhe “bookmakers”-at e luajnë me 1.50 vajtjen e tij te Çelsi. Dhe tani, nëse kjo ofertë do të paraqitej, Juventusi nuk dihet se çfarë do të bëjë. 70 mln euro janë një plusvalencë e frikshme dhe bardhezinjtë mund të dorëzohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online