Kilian Mbape është pa diskutim një yll që vijon të ngjitet dhe sa më lart që shkon aq më shumë shkëlqen. Nuk duhet harruar që është vetëm 20 vjeç, por ka koleksionuar që tani një thes se gola. Lojtari i PSG-së jo vetëm që është një nga më të dalluarit në skuadrën e tij, por edhe m Kombëtaren gradualisht po bëhet një lider.
Edhe në ndeshjen e djeshme të Francës, kundër Islandës, 20-vjeçari ishte protagonist, pasi mori përsipër të godiste një 11-metërsh në sekondat e fundit të ndeshjes, duke shënuar dhe vendosur ekuilibrin në rezultat. Duhet përmendur se ai u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 60-të, në vendin e Grizman, ndërsa krijoi edhe golin e parë, sepse krosi i tij u fut në rrjetë nga një mbrojtës islandez.
Ishte goli i dhjetë me Kombëtaren për Mbapen (vetëm një penallti në karrierë), i cili e ka futur në histori sulmuesin. Asnjë lojtar nën moshën 20 vjeç nuk kishte mundur që të shënojë 10 gola me përfaqësuesen e “Gjelave”. Një rekord i veçantë, por me këtë ritëm Mbape ka dhe shumë rekorde para për të thyer.
Kylian Mbappé is the first player in history to score 10 goals for the France senior men's national team before his 20th birthday.
The Golden Boy makes even more history. pic.twitter.com/0mKsHLUCsY
— Squawka Football (@Squawka) October 11, 2018