“Mbani Brojën në vendin e Lukakut, gabuat njëherë”! Ish-mbrojtësi i Anglisë këshillon Tuchel: Do të shënonte shumë gola, mos shpenzoni kot

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe shumë ekipeve të njohura në Premier League, mes të cilave edhe Chelsea, Glen Johnson, ka dhënë opinionin e tij sa i përket sulmuesit të ri që do të ketë Chelsea. Londinezët kanë njoftuar largimin e Romelu Lukakut dhe mbetet ende në mëdyshje se kush do të jetë njeriu që do të zëvendësojë këtë element.

Armando Broja është një prej kandidatëve të mundshëm, por nuk dihet ende sesa sulmuesi shqiptar do të bind trajnerin Tuchel. Në një opinion të dhënë, Glen Johnson shprehet se lojtari i Shqipërisë e meriton shansin.

“Unë mendoj se Chelsea nuk do të shpenzojë para të frikshme prapë, duke marrë parasysh se çfarë i ndodhi me rastin e Romelu Lukakut. Më mirë të gabojnë me një lojtar që e kanë, sesa me një tjetër që e blejnë me 80 milionë euro.

Armando Broja është teknikisht i mirë para portës. Ka shënuar disa gola fantastik me Southampton, por sigurisht, Southampton nuk është Chelsea. Te Chelsea do të kishte më shumë mundësi për të shënuar dhe Broja është teknikisht mjaft i mirë për t’i shfrytëzuar dhe për të shënuar më tepër në sezonin e ardhshëm”, tha Johnson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online