“Mban rekord në ndeshjet e Europës”, Ylli Aga për Orges Shehin: Sot bën debutimin si trajner

Tirana e Orges Shehit do të masë forcën kundër Dudelange në mbrëmjen e sotme. Bardheblutë do të përballen në turin e parë të Champions League. Ndërkohë gazetari sportiv që ka shkuar në Luksemburg, Ylli Aga, i uron fat trajnerit të kryeqytetasve.

“Orges Shehi! Si futbollist mban rekordin për ndeshje të luajtura në Kupat e Europës, 46! Si trajner, sonte bën debutimin! I uroj shumë fat dhe suksese Shehit dhe nëpërmjet tij, Tiranës dhe të gjitha ekipeve shqiptare në garat europiane!”, shkruan Aga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online