“Lionel Mesi nuk është për asnjë nga 6 ekipet më të mira në Premier League”, në Angli ulin përtokë “pleshtin magjik”

Lionel Messi konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe nuk ka skuadër që nuk e dëshiron magjistarin nga Rosario në radhët e tyre. Ndërkohë ish-futbollistet anglezë pas tërheqjes nga futbolli zakonisht vendosin të punojnë si komentues në stacionet televizive lokale dhe shumë shpesh dinë të ekzagjerojnë deklaratat e tyre.

I fundit që e bëri këtë ishte Danny Mills, dikur një mbrojtës shumë i njohur që kishte ditët më të mira të karrierës së tij në Leeds United. Në një intervistë për Talksport, Mills bëri një deklaratë disi të pabesueshme duke thënë se Messi nuk do të mund të luante në asnjë nga 6 klubet më të mira të Premier League.

“A duhet të vijë Messi në Premier League tani? Ndoshta jo. Ai nuk do të luante dot në Manchester City, në Liverpool gjithashtu. Edhe në Tottenham nuk mund të luante dot. Unë nuk mendoj se dikush do ta sjellë atë. Unë nuk mendoj se Messi është për gjashtë skuadrat më të mira të Premier League në këtë moment”, tha Mills. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online