“Mban numrin e Zidan”! Prestigjozja italiane shkruan për lojtarin e Shqipërisë: Luan kundër Milanit, por Milani i ka sytë te ai…që ta blejë

Milani ka hedhur vështrimin te Nedim Bajrami dhe mesfushori shqiptar ka shansin që t’i tregojë sesa vlen. Kuqezinjtë po interesohen gjithmonë e më tepër për kartonin e këtij lojtari, teksa çmimi mbërrin në 10 milionë euro, të paktën për tani.

“Gazzetta.it” shkruan se në ndeshjen e fundjavës ku Milani do të përballet me Empolin, kuqezinjtë do ta kishin vështrimin pikërisht te…Nedim Bajrami. “Mban numrin 10 në fanellë si idhulli që ka, Zidan”, shkruhet nga media italiane. Padyshim që një performancë e nivelit të lartë nga ana e mesfushorit në këtë takim do t’i jepte shtysë të madhe për transferim në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *