“Ky ishte vendimi më idiot i FIFA-s në gjithë historinë”! Legjenda e Polonisë çudit me reagimin, kërkoi variantin që ishte…më i dhimbshëm për shqiptarët

FIFA vendosi që të përjashtojë përfundimisht Rusinë nga Botërori. Kështu u vendos që Polonia do të kalojë më tej në fazën e fundit të Play-Off, duke e kaluar një tur pa u ndeshur me asnjë kundërshtar.

Pritshmëritë ishin që polakët të luanin me Norvegjinë, si vendi i tretë më i mirë nga të gjitha grupet. Këtu vinte edhe dëshpërimi i madh i shqiptarëve pasi vendi i parë ndahej mes Norvegjisë dhe Shqipërisë, por norvegjezët kishin golavarazh më të mirë.

Fatmirësisht për ne, nuk do të ketë peng në këtë drejtim dhe Polonia ka kaluar më tej. Por nëse mendonit se kjo do të sillte festën e tyre, në fakt gaboheni. Portieri legjendar i kësaj Kombëtares, Tomaszeëski, ka thënë krejtësisht të kundërtën.

“Ky është vendimi më idiot i FIFA-s në histori. Ata duhet të na caktojnë një rival tjetër, në vend të Rusisë. Vetëm disa budallenj të FIFA-s mund të shohin një barazi këtu, teksa do të ndeshemi edhe me fituesin e Suedi-Ceki në fund, ku polakët do të avancojnë më tej pa u ndeshur fare.

Marrëzitë e FIFA-s mendojnë se tifozët në të gjithë botën janë idiotë. Ata mendojnë se sllovakët, hungarezët apo norvegjezët nuk do të donin të luanin në play-off sepse kanë të planifikuar ndeshje miqësore? Ndoshta na konsiderojnë idiotë”, thotë Tomaszeëski. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online