“Mazrekaj? Askush nuk e besonte kur erdhi“, Malota: Meritë e madhe e Duros, i pari që më dha duart

0

Shpëtim Duro ka bërë që dora e tij të ndihet dukshëm te Laçi. Një trajner me një eksperiencë të gjatë në futbollin shqiptar ka arritur të dërgojë skuadrën në vendin e parë në kampionat dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, si dhe ka rikthyer në nivele më të larta të tyre edhe lojtarë si Mazrekaj apo Malota. Ky i fundit ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News”, të moderuar nga Altin Sulçe, ku ka folur për aftësitë dhe meritat që ka një trajner si Shpëtim Duro.

“Me profesor Duron kam vite që kam punuar, pasi është ai që më ka dhënë duart në futbollin shqiptar. Kam qenë në moshën 18-19 vjeç te Partizani kur Duro më aktivizonte. Është i pari që më ka aktivizuar në Superligë. Jam njohje e vjetër e tij. Kur erdhi te Laçi ka këmbëngulur dhe më ka dhnë disa herë mundësinë, si mua si Mazrekajt. Besoj se ia kemi shpërblyer.

Lojtari më i rëndësishëm te Laçi? Për momentin, Mentor Mazrekaj. Të them të drejtën, kur ai erdhi te Laçi asnjë nuk besonte se do rikthehej në nivelet ku ka qenë. Këtu ka shumë meritë, porfesor Duro. Me besimin, me mundësitë, por edhe me stërvitjen duke i kërkuar çdo ditë të japi maksimumin ia ka arritur ta rikthejë edhe njëherë në ato nivelet e larta, çka po e shpërblen. Shumë ndeshje na i ka zgjidhur ai“, ka thënë Renato Malota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.