“Nuk fshihem, edhe unë i Partizanit jam“, Duro nuk e harron ekipin e zemrës dhe i përgjigjet ankesave: Meritonim kualifikimin

Laçi arriti kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar pas penalltive një rival të vështirë si Partizani. Të kuqtë patën ankesat e tyre pas ndeshjes, teksa pretendonin për penallti të padhëna nga gjyqtari Kridens Meta. Këtyre ankesave i kundërpërgjigjet në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në “Sport News” në “News 24” Shpëtim Duro, ku shprehet se mungon nga një 11 metërsh për të dyja skuadrat që ishin në fushën e lojës. Trajneri i kurbinasve tregon më tej mënyrën se si pranoi ofertën e Laçit për të marrë drejtimin e ekipit, ndërsa nuk fsheh se është një tifoz i Partizanit.

“Për atë që kemi zhvilluar deri në këto momente, patjetër që e meritonim (kualifikimin në Kupë). Gjatë ndeshjes sigurisht që jemi edhe në situata tensioni. Edhe nëse do të kualifikohej Partizani do e meritonte. Tani pas ndeshjes jemi më të qetë. Kam parë edhe kronikat. Unë jam i mendimit, por duke iu referuar edhe një nga specialistëve më me përvojë të gjykimit dhe moviolës, kanë qenë dy 11 metërsha. I pari për Partizanin, i dyti për ne.

Karriera ime është shumë e gjatë. Kam 25 vjet, jam trajneri më me eksperiencë në Shqipëri. Pse zgjodha Laçin? Është një skuadër një nuk ka emrin e Tiranës dhe Partizanit, por është një skuadër që dekadën e fundit ka qenë një skuadër protagoniste. Isha i lirë në atë periudhë kur më është bërë oferta nga presidenti Pashkë Laska. Kam hezituar për një moment për të marrë drejtimin. Jo se nuk doja të merrja Laçin, por ishte një moment me 7 pikë, në fund të klasifikimit, dhe duke parë një kampionat të ashpër mendoja që objektivat e Laçit ishin madhore për këtë sezon. Vetëm kjo situatë më bëri që të hezitoja. Nëse do e kisha ofertën në periudhën e verës nuk do hezitoja, do e pranoja me kënaqësi, sepse kur e fillon punën nga niveli 0 dhe i barabartë me të gjithë është situatë tjetër edhe për trajnerin edhe për lojtarët.

Tifoz i Partizanit? Unë nuk fshihem. E kam deklaruar, unë jam tifoz qysh i vogël i Partizanit. Gjithmonë jeta ka qenë e lidhur me Partizanin, si fëmijë, si lojtar dhe si trajner. Nuk e llogaris me asnjë skuadër tjetër. Por jemi profesionistë. Këtë vit me Partizanin bilanci ka qenë pozitiv, por edhe me skuadrat që kam drejtuar së fundmi, Flamurtari, Kukësi bilancin e kanë pasur pozitiv. Çështje punë, çështje fati… Më ka bërë përshtypje sot, kur takoj tifozë të Partizanit më urojnë për kualifikimin. Më thonë “Na u bë qejfi për ju, pavarësisht se jam i Partizanit“. Edhe unë i Partizanit jam, por është puna dhe profesesioni…”, ka deklaruar Shëptim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online