Maxhar: Jemi në kërkim të 11-shit më të mirë

“Nuk shqetësohemi nga rezultati, sepse presim një sulmues dhe një stoper të mirë. Përgatitjet në Berane do të na forcojnë edhe më shumë”

Gaspër MARKU

Një malazez si ndihmës i Armando Cungut! Ai është Aleksandar Maxhar. Numri dy i kuqebluve qetëson opinionin sportiv shkodran, i pakënaqur nga rezultatet në fazën përgatitore. “Nuk kemi arsye për t’u mërzitur, sepse jemi në fazë përgatitore. Ekipi ka pasur edhe ngarkesa nga ana fizike. Për disa momente në këto 3-4 ndeshjet e fundit kemi qenë të lumtur, por ka pasur edhe momente, që nuk kemi qenë të tillë. Megjithatë, është normale një gjë e tillë për këtë periudhë që jemi, ku po punojmë fort për të qenë gati në fillimin e kampionatit”, do të shprehej menjëherë pas ndeshjes miqësore, Besëlidhja-Vllaznia që përfundoi në barazim 1-1.

“Jemi në kërkim të njëmbëdhjetëshit të parë, dhe për këtë po ia japim shansin gjithsecilit për ta treguar veten. Kemi edhe dy javë e gjysmë për të filluar kampionatin, normalisht që tani që shkojmë edhe në Berane do të kemi më shumë kohë për të punuar në këtë drejtim”, thotë Maxhar.

Merkato është nje temë tjetër për të cilën flet malazezi: “Ka momente të mira në lojën e tyre, por ka edhe momente që nuk jemi shumë të kënaqur, por realisht jemi duke kërkuar edhe për ndonjë lojtar tjetër për ta përforcuar akoma më shumë skuadrën në ato vende që kemi nevojë. Kemi kohë deri me 31 gusht që mbyllet merkatoja. Shpresojmë të marrim edhe 2-3 lojtarë të tjerë që të bëhemi më të fortë për të përballuar kampionatin. Kemi nevojë për një sulmues të mirë, dhe po ashtu edhe për një stoper të mirë dhe shpresojmë se do të arrijmë t’i gjejmë në kohën e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online