Mavraj takim me Hamburgun, dëmshpërblimi pengon kalimin te La Korunja

Mërgim Mavraj nuk do të vazhdojë karrierën e tij te Hamburgu. Kjo është aq e thjeshtë sa 1+1 bëjnë 2. Mbrojtësi u pezullua në sezonin e kaluar nga trajneri aktual Kristian Titz dhe u dërgua në ekipin e 23-vjeçarëve. Aty u vulos dhe e ardhmja e 32-vjeçarit me klubin gjerman.

Bild zbulon së fundmi se një nga anëtarët e bordit, Ralf Beker, ka patur një takim kokë me kokë me shqiptarin. Të dy palët kanë rënë dakord që shtatlarti duhet të largohet nga klubi i Hamburgut. Mavraj nuk dëshiron të qëndrojë, por problem mbetet paga e tij e lartë. Ai fiton 1 milion euro në vit te gjermanët. Kontrata i skadon në vitin 2019 dhe do dëmshpërblim për largimin.

Mavraj dëshiron 200.000 deri në 300.000 dëmshpërblim nga Hamburgu, sipas Bild-it për t’u larguar. Këtu ka ngecuar dhe largimi i tij nga klubi gjerman. Në garë për të siguruar shërbimet e tij është ekipi spanjoll i Deportivo La Korunjës. Spanjollët dëshirojnë mbrojtësin shqiptar, por problem mbetet rroga e lartë. Ekipi spanjoll që militon në ligën e dytë nuk duket se është në gjendje për t’ia plotësuar të gjitha kërkesat ekonomike, prandaj shqiptari do të përfitojë sa më shumë nga marrëveshja aktuale me Hamburgun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online