Mërgim Mavraj është zgjedhur kapiten nga ana e lojtarëve, pas ndeshjes për “Supersport” Mavraj foli si për ndjesinë e të qenurit lider ashtu dhe për sfidën me Izraelin.
“Nuk e prisja të zgjidhesha kapiten. Jam shumë i lumtur dhe ndihem i nderuar. Tani kam më shumë përgjegjësi. Gëzohem por ishim të fokusuar. Nuk tregoj se për kë votova. Ishte një votim sekret”.
“Nuk ishte testi gjeneral kjo sfidë, pasi nuk krahasohet kjo ndeshje me Izraelin. E dimë se çfarë na pret, ata djem që kanë luajtur 1 vit më parë e dinë mirë se çfarë na pret. Sot e kishim mendjen në Izrael. Disa lojtarë që do luajnë të dielën nuk u aktivizuan sot”.
“Gjërat që flasim me trajnerin mbeten mes nesh. Nuk ka lidhje me çfarë flet dhe për kë mbesin mes nesh. Nëse ai nuk e tregon arsyen pse nuk flet për Supersport nuk kam çfarë të them unë. Them se është një zgjedhje personale dhe duhet të respektohet. Siç ne u respektojmë ju mendimet edhe mediat duhet të respektojnë mendimin tonë”.
“Më mungon pak ritmi, por fizikisht jam mirë. Është diçka normale. Këto ndeshje po më ndihmojnë”.
Ka rendesi ndeshja me izralein po’ nqs se hani dajak Ca’ do thoni ka rendsi ndeshja me skocine