Mavraj: Nuk luajmë kundër trajnerit, Shqipëria tani është tjetër

“Nuk mund të përgjigjem unë se kush luan apo për lojtarë të veçantë. Kemi shumë lojtarë që tregojnë cilësitë e tyre në stërvitje. Djemtë që luajtën në mbrojte kanë kualitet dhe e ardhmja është e tyre. Nuk e di unë kur është momenti i tyre”. Kështu e nisi Mërgim Mavraj në konferenën e sotme për shtyp, ndërkohë që iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve para ndeshjes me Uellsin. Sigurisht fokusi ishte tek ajo që ka ndodhur me kombëtaren.

MUNGESA E LIDERIT – “Kemi folur shumë për gjërat që na mungojnë, duke filluar nga karakteri, lideri, cilësia, të cilat nuk po i tregojmë. Ka skuadra që nuk kanë lider, por luajnë futboll të mirë. Na mungon dhe vetëbesimi. Në ndeshjet e kaluara nuk është se nuk kemi pasur shanse, nuk është se nuk kemi treguar se skuadra nuk punon, por është mirë të kemi një lider që të largon nga situatat e vështira. Ne nuk e kemi pasur asnjëherë një lojtar që bën diferencën. Vetëm dy liderë janë në botë që e nxjerrin skuadra nga vështirësia”.

SITUATA NË SKUADËR – “Çdo gjë është në rregull. Nuk ka asnjë shenjë çregullimi. Nuk lejomë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Fundi i ciklit? Duhet të presim deri sa të ndërtohet një grup i ri? Jo, puna duhet të vazhdojë, kemi kaluar gjëra të mira dhe duhet pak kohë për t’u rinovuar. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Shqipëria nuk është ajo që ka qenë. Jo vetëm kundërshtarët e dinë, por të gjithë, pasi pritet më shumë nga ne. Duhet kohë”.

PROBLEMI I KOMBËTARES – “Nuk është një arsye. Rezultat te sjellin rënien në renditje. Është e vështirë për të përcaktuar diçka që mungon, pasi janë shumë gjëra që mungojnë. Është momenti i duhur për t’i analizuar. Kemi dhe një mundësi për kualifikim. Në kohët e vështira shqiptarët janë kthyer dhe më të fortë”.

“Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll. Ke apo jo sukses, luan apo nuk luan mirë, ka vend për përmirësim. Duhet të kemi përkrahje. Ne si skuadër nuk kemi asnjë problem me trajnerin apo situatën. Duhet të punojmë dhe duhet të luajmë nesër dhe për trajnerin tonë. Ne nuk luajmë kundër apo për inat të trajnerit. Janë gjëra që janë pjesë e futbollit. Nuk ka lidhje trajneri nëse erdhi, u largua apo çfarë ndodhi. Ne mundohemi, jo se nuk po mundohemi. Donim shumë të fitonim shumë. Kemi bërë gabime individuale”.

DY MBROJTËS TË NGATHËT NË QENDËR – “Duhet të kemi parasysh që  ka ndryshuar mënyra e lojës. Është ndryshim si nata me ditën. Nuk mund të them është më mirë apo më ke, e vlerësoni ju. E qarkullojmë topin dhe ka hapësira dhe për kundërshtarin. Kur bën presing krijohen hapësira për kundërshtarin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online