Mërgim Mavraj, kapiteni i kombëtares, ka folur për grupin kualifikues të Shqipërisë në “EURO 2020”: “Është vështirë të flasësh për mundësi e shanse. Kënaqësi të luash kundër Francës. Kemi bërë mirë me ta dhe Turqinë. Islanda ka bërë mirë vitet e fundit, që nuk u dihen shumë cilësitë dhe kanë regjistruar suksese. Islanda dhe Turqia janë kundërshtarët tonë. Po ia dolëm në këto ndeshje, kemi shumë shanse”, u shpreh qendërmbojtësi në “Supersport”.
“Islanda është ekipi më i vështirë, ata nuk anashkalojnë kundërshtarin. Janë ekip që nuk tërhiqen dhe kanë fituar vetëbesim. Turqia është në ndërtim akoma, nuk është se kanë vite bashkë që luajnë. Islanda është më e fortë se Turqia, por të dyja janë ekipet tona rivale”.
“Kosova? Është vështirë të flasësh për ekipe që nuk i njoh. Ndeshjet me Anglinë dhe Malin e Zi do jenë shumë ndjekura. Ne i përkrahim maksimalisht ata.”