Mavraj: Fitorja për popullin, jo për trajnerin, ekipin apo mua!

Mërgim Mavraj, kapiteni i Shqipërisë, ka folur menjëherë pas ndeshjes, duke u shprehur se ky ishte sukses i një skuadre të bashkuar. “Njerëzit po e krahasojnë çdo ndeshje me Europianin, por edhe me Italinë apo me Spanjën kemi luajtur ndeshje të mira. Nuk është se kemi ndryshuar si nata me ditën me Europianin, ne jemi po ata, por herë fiton e herë nuk fiton dhe ne jemi gjykuar nga rezultatet e fundit. Kemi bërë gjithçka mirë sot, kemi marrë 3 pikë me shumë rëndësi dhe jemi të kënaqur, duke u kthyer në rrugën e duhur.

Mbrojtja? Varet edhe nga kundërshtari, ka ndeshje ku duhet luajtur me 3, ose edhe me 5, si me rivalët e mëdhenj, Italia e Spanja. Skema duhet ndryshuar shpesh, ndoshta edhe gjatë ndeshjes, është mirë për një skuadër kur ndryshohet shpesh. Fitorja për trajnerin? Jo, kjo fitore është vetëm për popullin tonë, si gjithnjë. As për Xhani De Biazin, as për Gani Abazajn, as për Mërgim Mavrajn. Fitorja është për shqiptarët dhe gjithë shqiptarinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online