Mërgim Mavraj dhe Arisi i Selanikut kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre, gjë që është konfirmuar nga vetë qendërmbrojtësi i kombëtares. “Bye, Bye Aris”, shkruan mbrojtësi në llogarinë e tij “Instagram”.
Mavraj me fanellën e Arisit është aktivizuar vetëm në pesë ndeshje në kampionat, 4 prej tyre në formacion. Tashmë do të kthehet sërish në Gjermani, ku do të veshë fanellën e Ingolstadt në Bundesliga 2.