Në mbrëmjen “Gala” që po zhvillohet në “Sheraton”, teksa Sabien Lilaj është zgjedhur “Futbollisti më i Mirë” për vitin 2017, një medalje është fituar edhe nga arbitri Juxhin Xhaja, që u përzgjodh si “Arbitri më Korrekt” për vitin që po mbyllet. Një lajm ky që sigurisht mund të merret me ironi nga Vlora dhe vlonjatët, duke qenë se pikërisht deri tani ka “masakruar” skuadrë kuqezi të Flamurtarit… Pikërisht në ndeshjen e parafundit, humbjen 0-1 ndaj Laçit…